• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Who VIP

12 dasmat më të përfolura të vitit 2017-të… VIP-at që i dhanë fund beqarisë

Viti që po lëmë pas ka qenë pa dyshim viti me më shumë martesa VIP që mund të jenë realizuar ndonjëherë në botën e showbiz-it shqiptar. Fustane magjepsëse, ambiente përrallore, ceremoni madhështore, atmosfera fantastike, të ftuar të njohur dhe të panjohur dhe shumë surpriza; ishin këto çfarë na ofruan dasmat më të bujshme në Shqipëri për vitin 2017. “RevistaWho.Com” sjell për lexuesin martesat më të përfolura të këtij viti.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Në 13 shkurt ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman, kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, në tarracën e një hoteli luksoz në Beverly Hills. Çifti i thanë PO njëri- tjetrit në një ceremoni të vogël, intime, në praninë e 40 të ftuarve, familjarë dhe miq të afërt. Almeda u shfaq më e bukur se kurrë, me një fustan të qëndisur me diamante, realizuar nga ekipi i JuJu Studio. Atmosfera u ndez edhe më tepër kur të ftuarit filluan të kërcenin Napolonin, vallen tradicionale shqiptare. “RevistaWho.Com“, publikoi imazhe ekskluzive gjatë dasmës.

Related image

Orinda Huta dhe Turjan Hyska

Një tjetër martesë, e cila bëri bujë, ishte ajo e dy moderatorëve/këngëtarëve, Turjan Hyska dhe Orinda Huta, të cilët kurorëzuan lidhjen 10-vjeçare të dashurisë në fund të muajit korrik. Ceremonia u realizua në natyrë, në një pyll të improvizuar. Orinda shkëlqeu me fustanin e dizenjuar nga Herve Moreou, ndërsa Turi zgjodhi një kostum të dizenjatorit italian Carlo Pignatelli. Unazat ishin të modelit klasik, rrathë. Në ceremoni ishin rreth 300 të ftuar miq, familjarë dhe shumë personazhe të showbiz-it. Turi e ka surprizuar Orindën me një këngë, pjesë e tekstit të saj ishte edhe fjalia “kur të jemi tre çfarë do të ndodhë me ne”? Përgjigjen e kësaj pyetjeje urojmë që çifti ta zbulojë sa më shpejt. “RevistaWho.Com“, publikoi imazhe ekskluzive gjatë dasmës.

Image result for orinda huta dasma

Irgen Çela dhe Laura     

Aktori i “Portokallisë”, i njohur me emrin e personazhit Xhoda, në muajin gusht i ka dhënë fund beqarisë. Artisti ka zgjedhur të celebrojë dashurinë e tij me Laurën me një ceremoni të vogël dhe intime. Të pranishëm në ditën më të rëndësishme të mikut të tyre kanë qenë dhe aktorët e humorit Bes Kallaku, Florian Binaj, etj.

Kristian dhe Drilona Boçi 

Kristian dhe Drilona Boçi, celebruan 10 -vjetorin e martesës në 11 shkurt të këtij viti, në një ceremoni përrallore me 115 të ftuar, të organizuar nga “Class Events”. Drilona zgjodhi një fustan bojëqielli “Dolce & Gabbana”, të cilin më vonë e ndërroi me një fustan ëndrrash Elie Saab. Ndërsa, Kristiani ia besoi veshjen në ditën më të rëndësishme stilistit italian, Santo Barilla. Djali i tyre nëntë vjeçar, i veshur njësoj si babai, do të sillte surprizën e Drilonës për bashkëshortin. Ai këndoi një këngë të kompozuar enkas për historinë e prindërve të tij.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Në 1 shtator aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj premtuan dashuri të përjetshme në praninë e qindra të ftuarve. Çifti i artistëve, realizuan 3 dasma për miqtë, familjarët dhe banorët e Bubqit, fshati ku ka lindur Besi. Dasma madhështore e organizuar nga “Geraldina Spoza” u realizua në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë. Xhensila iu drejtua altarit me një fustan të dizenjuar nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti, ndërsa gjatë mbrëmjes bukuroshja ndërroi disa fustane, me të cilët shkëlqente. Atmosfera dhe surprizat nuk munguan gjatë gjithë mbrëmjes, e cila u kthye në një festë të madhe për çifitin, të ftuarit dhe të gjithë ne. “RevistaWho.Com“, publikoi imazhe ekskluzive gjatë dasmës.

Image result for xhensila myrtezaj dasma

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Në 10 shtator një tjetër çift i dha fund beqarisë. Reperi i njohur Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca, i thanë PO njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të organizuar nga “Class Event” në Gjirin e Lalzit. E konsideruar si një nga dasmat e vitit, pati mbi 300 të ftuar, midis të cilëve dhe shumë personazhe VIP. Marina u shfaq në fillim me flokë të lëshuar dhe vello të hapur. Ndërsa në ambientet ku u mbajt dasma bukuroshja surprizoi me një pamje komplet ndryshe, flokë të kapura dhe fustan të stiluar nga dizenjatorja kosovare Blerina Kllokoqi Rugova. Prezantuesja u shfaq me tre fustane, një në altar, një në ceremoni dhe një i tretë në ‘after party’ me miqtë. “RevistaWho.Com“, publikoi imazhe ekskluzive gjatë dasmës.

Image result for marina vjollca dasma

Musa Kastrati  dhe Alma

22 shtatori solli festë edhe në familjen e biznesmenit shqiptar, Shefqet Kastrati. I biri, Musa Kastrati dhe Adela u martuan me një ceremoni, shpenzimet e së cilës ishin marramendëse. Dasma e cila zgjati tre ditë, u mbajt në një hapësirë të dekoruar enkas për këtë rast. Elementet e festës ishin tejet luksoze dhe dukej se familja Kastrati kishte shpenzuar shumë për të përsosur në çdo detaj dasmën e parë të familjes së tyre. “RevistaWho.Com“, publikoi imazhe ekskluzive gjatë dasmës.

Image result for musa kastrati dasma

Besnik Qaka dhe Lolita Begolli

Anëtari i “NRG band”, Besnik Qaka dhe bukuroshja nga Peja Lolita Begolli, i dhanë fund beqarisë më 30 shtator, në një ceremoni martesore e cila u mbajt në Pejë. Ceremonia e martesës së këngëtarit është konsideruar si një nga dasmat më të kushtueshme të këtij viti, edhe pse ai vetë nuk ka pranuar të flasë për këtë pjesë. Teksa detajet dhe fotot e dasmës ishin fantastike, shumë shpejt Lolita njoftoi nëpërmjet fotove në rrjetet sociale se ata do të bëhen prindër të një vajze. “RevistaWho.Com“, publikoi imazhe ekskluzive gjatë dasmës.

Image result for besnik qaka dasma

Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani

Një tjetër dasmë VIP ishte ajo e stilistit të njohur kosovar, Valdrin SahitiValdrini u martua në muajin tetor me Edita Ramadanin, në një ceremoni shumë private, të mbajtur në Las Vegas. Në dasmë të pranishëm ishin vetëm vëllezërit e tij me bashkëshortet dhe miku i tij, Alaudin Hamiti. Të ftuarit dhe dhëndri u veshën të gjithë me të zeza.

Image result for valdrin sahiti dasma

Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami

Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami, janë çifti i radhës që ju shtua listës së nuseve dhe dhëndurëve VIP për këtë vit. Çifti u martua dy muaj më parë, në një prej resorteve më luksoze në Prizren. Në dasmën madhështore ishin të ftuar shumë familjarë, miq dhe persona publik.

Related image

Angela Martini dhe Dragos Savulescu

“E sapomartuar natën e shkuar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur”. Me këtë postim modelja shqiptare Angela Martini ka njoftuar javën e kaluar kurorëzimin e dashurisë disa vjeçare me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Martini një nuse aspak e zakonshme kishte veshur një fustan të zi tepër sensual dhe një tjetër të bardhë. Ceremonia luksoze e martesës u zhvillua në Las Vegas. “RevistaWho.Com“, publikoi imazhe ekskluzive gjatë dasmës.

Image result for angela martini dasma

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov

Një tjetër dasmë e prapritur ishte ajo e këngëtares Adelina Tahiri me biznesmenin Serjozha Markov. Ndonëse nuk ka publikuar foto nga dasma, Adelina e ka treguar tashmë unazën e saj.

Të tjera dasma që morën vëmendje gjatë këtij viti ishin ato të prezantueseve Fiori Dardha e Elona Duro, këngëtares Ertila Koka, modeles Vivian Canaj, fituesve të “Big Brother” Danjelit dhe Fotinisë, të cilët u celebruan brenda shtëpisë, etj. / revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE