• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Vip-at që shkruan emrin e partnerit në lëkurë, derisa ndarja i detyroi të shkojnë prapë te tatuazhisti

Tatuazhet në shumë raste janë një formë e mirë për të shprehur dashurinë ndaj një personi shumë të afërt. Mjafton një shkronjë, inicialet apo gjithë emri, si për t’i treguar personit të zemrës se do të kem gjithmonë me vete. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumë personazhe të njohur të botës së ‘showbiz’-it, edhe pse një pjesë e tyre pas disa kohësh janë detyruar t’i fshijnë ose mbulojnë me një tjetër tatuazh për shkak të prishjes së marrëdhënies.

Chris Brown ka bërë tatuazh portretin e ish-partneres së tij Karrueche Tran.

Tyga vazhdon të mbajë në krahun e tij emrin e Kylie Jenner.

Reperi amerikan Safaree Samuels ka bërë tatuazh portretin e Nicki Minaj. Por pasi Nicki u lidh me reperin tjetër, Meek Mill, Safaree u detyrua që portretin e saj ta mbulonte me disa trëndafila.

Amber Rose bëri tatuazh në krahun e saj portretin e ish-bashkëshortit, Whiz Khalifa. Pas ndarjes edhe ajo e mbuloi imazhin e tij me disa lule.

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Marc Anthony bëri tatuazh emrin e këngëtares tek pjesa e kyçit të dorës.

Pasi Marc dhe JLO u divorcuan, ai e zëvendësoi emrin e saj me pseudonimin e partneres së re. /revistawho.com