• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

VIP-at janë fiksuar me të, ky aksesor është kthyer në trend

Personazhet e njohur të showbiz-it shpeshherë sjellin trende të reja me veshjet apo aksesorët që vendosin. Këtë herë trend duket të jetë shalli në kokë. Këtë aksesor po ja shohim gjithnjë e më shumë VIP-ave që nga Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, Loredana e Tayna. Xhensila vendosi ta kombinonte një shall shumëngjyrësh në kokë, me një veshje komplet të bardhë me të cilën u shfaq në videoklipin e këngës “Panorama”. Dhurata Dora gjithashtu u shfaq me një shall në kokë në videoklipin e këngës “Ferrari”. Të njëjtin stil e pamë edhe tek videoklipi i ri i Loredanës me titull “Geh Dein Ëeg”. Po ashtu edhe Tayna postoi në Instagram një foto gjatë pushimeve ku shfaqej me shall dhe rroba banjo.