Vin Veli dhe Bora Zemani vazhdojnë të jenë nga më të komentuarit ditët e fundit, për shkak të ndarjes së tyre, pas një marrëdhënie shumë të gjatë. Ka qenë dj i njohur që pak ditë më parë e pranoi publikisht këtë fakt. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Oktapod”, ku është pyetur nga moderatori Turjan Hyska nëse ka rënë pre e tundimit dhe ka tradhtuar ndonjëherë, Vin Veli u përgjigj: “Po, kam tradhtuar”. “Jam ndjerë shumë keq dhe më ka bërë të limitohem prej atyre ndjesive”, u shpreh Vin Veli.