• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Vin Veli paska 2 vite i lidhur dhe tani e mësuam

Vin Veli e ka lënë pas historinë me Bora Zemanin dhe ka nisur një lidhje të re dashurie. Këtë e zbuloi vetë deejay i ftuar në emisionin “Dola te Ola”, nga Ola Bruko në News 24 ku për herë të parë ka treguar se prej 2 vitesh është në një lidhje dashurie.

Partneren nuk e zbuloi dhe mesa duket kështu do të mbetet për një kohë të gjatë pasi Vini u shpreh se ajo duke qenë jo personazh publik, nuk dëshiron të shfaqet me të në rrjete sociale.

E vetmja gjë që ai zbuloi është fakti që partnerja është pjesë e juridikut dhe për momentin ata nuk jetojnë bashkë, por pret që të ndodhë së shpejti.
Epo mesa duket gjërat janë serioze.