Si sot një vit më parë aktorja e humorit shqiptar, Rudina Dembacaj, mori në krahë për herë të parë, vajzën e saj Viktorian. Aktorja ka ndarë me publikun videon që tregon momentin e papërsëritshëm, ndjesinë e të bërit nënë. Edhe pse gjithmonë e kemi parë të na bëjë të qeshim, sot aktorja na prek me këtë dedikim emocionues kushtuar vajzës së saj. “Viktoria ime, sot 1 vjeç! Drita e syve të mi, gjithçka kam…Këtë video e shoh të plotë, çdo ditë , dhe përlotem nga emocioni, njësoj si një vit më parë! Viktoria ime, që kur më ke bere “nënë” jeta ime ka marrë shumë më shumë kuptim, më ke mbushur me dashuri.”,- shkruan Rudina. Dhe ne i urojmë vogëlushes së saj të bëhet edhe 100 vjeç!
https://instagram.com/p/BdPYQmNgdDj/