• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

VIDEOSKANDALI/ Gjykata vendos arrest me burg për Shukri Xhelilin

Gjykata e Peshkopisë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.Prokuroria kishte vendosur që ai të ndiqej në gjendje të lirë, por gjykata ka vendosur ndryshe, raporton “Syri.net”. Ish- Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, u pushua nga detyra pas publikimit të një videoje ku ai i kërkonte seks një 20-vjeçareje, në këmbim të vendit të punës.