• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

VIDEO/E nisën karrierën në grupe muzikore, por përfunduan solo. Njihuni me grupet më të famshëm ndër vite

Nga Xhenisa Xhangoli/

Zërat më të mirë shqiptarë kanë një karrierë të gjatë në skena dhe numërojnë suksese të shumta. Kanë eksperimentuar dhe provuar jo vetëm zhanëra muzikorë të ndryshëm, por edhe bashkëpunimin me të tjerë këngëtarë. Ndoshta e keni harruar si kanë qenë fillesat e tyre në muzikë, por  këngëtarët më të dashur për ju kanë bërë hite në të shkuarën me grupe të ndryshëm.

Elton Deda

Ka qenë pjesë e grupit ‘Tingulli i zjarrtë’, një grup rroku që ka performuar në 1990 dhe 1991.

Getoar Selimi

Një ndër reperat më të njohur, ka qenë anëtar i grupit ‘Tingulli Trent’. Këngët e tij si pjesë e këtij grupi janë publikuar deri në vitin 2014.

Soni Malaj

Soni në të shkuarën ka qenë pjesë e ‘Spirit Voice’. Në këtë grup ka qenë pjesë edhe Elia Zaharia. Grupi ka qenë aktiv nga 1997-2001, kur u nda me premtimin e një bashkimi në të ardhmen.

Renis Gjoka

Tashmë këndon solo, por me siguri i mbani mend këngët e bukura rrok që bënte grupi ‘Burn’ dikur. Tashmë të tjerë këngëtarë janë pjesë e grupit, por deri në 2013 ka qenë Renis Gjoka.

Miriam Cani

Një nga këngëtaret më të dashura për publikun ka qenë dikur pjesë e një grupi gjerman. ‘Preluders’ ishte një grupim vajzash që pati shumë sukses në Gjermani, por u nda në vitin 2006.

Flori Mumajesi

Në fillimet e tij kantautori i njohur mori si iniciativë të ndërtonte një grup muzikor, më saktë në 1998 dhe e quajti ‘The dreams’. Këngët e këtij grupi ishin hitet e asaj periudhe.

Ermal Mamaqi

Përveçse është një ndër aktorët më të mirë të humorit dhe moderon emisionin e tij, Ermal Mamaqi është edhe këngëtar. Karriera e tij si muzikant ka nisur me grupin ‘The Dreams’, ku zëvendësoi Flori Mumajesin pas largimit. Ai këndoi me këtë grup deri në 2013.

Besnik Qaka

Është një ndër këngëtarët më të njohur kosovarë, tashmë pjesë e grupit ‘NRG Band’, por karriera e tij nisi si pjesë e grupit ‘Ritmi i rrugës’./revistawho.com