• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

VIDEO/ “Tate, tate du fustan”, futbollistët e Kombëtares e “djegin” në Antalia

Pas këngës rock të kënduar nga mesfushori Ajdareviç, në ekipin Kombëtar mbrëmjen e sotme është ndërruar rryma e muzikës duke kaluar te këngët e Shqipërisë së mesme, shkruan Panorama. Protagonist i mbrëmjes ka qënë pikërisht përgjegjësi i bazës materiale, Fatos Kademi, i cili ka përshëndetur çunat e Kombëtares me këngën e famshme “Tate, tate du fustan”. Për të na përcjellë disa momente live nga atmosfera ka menduar mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, nëpermjet një video të shkurtër në Instagram.