• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista

VIDEO/ RAI i bëri reportazh, djali i biznesmenit shqiptar: Që i vogël më paragjykonin, thonin “erdhi çuni babit me shoferin”

Fatmir Hysenbelliu ishte në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave dy ditët e fundit pasi një reportazh i gjatë i kanalit prestigjioz italian ju dedikua jetës personale dhe profesionale të tij. Disa fotografi të realizuara rastësisht nga kalimtarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa dilte nga një makinë e veçantë e markës “McLaren” 570 gt, bënë xhiron e rrjeteve sociale për shumë kohë.

Fama e tij u pikas edhe nga gazetari i famshëm italian Enrico Lucci, që siç do të shprehej gjatë vizitës së realizuar pak kohë më parë në Shqipëri, “investigoi” më shumë rreth Fatmir Hysenbelliut dhe mësoi se ai ishte djali i biznesmenit të suksesshëm, Irfan Hysenbelliu. Vetë Fatmiri tregon në këtë intervistë për emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskos si si u ofrua gazetari i njohur i RAI-t për të bërë një reportazh vetëm për të.

Sapo keni bërë një dokumentar në Itali dhe kishe treguar gjithë jetën, si erdhi ftesa, ku të gjetën?
U kontaktova nga disa italianë që jetojnë në Shqipëri. Më thanë që RAI ka kërkuar një person në Shqipëri që bën jetë të mirë dhe ne i sugjeruam ty. Më pas më kontaktoi vetë RAI dhe dola.
Thelbi i dokumentarit ishte jeta e një të pasuri në Shqipëri…
Italianët e mendojnë akoma Shqipërinë që në kohën e anije Vlorës. Donin të tregonim që Shqipëri ka ndryshuar, ka dhe njerëz të pasur, njerëz që bëjnë jetë të mirë.
Ju jeni motër e vëlla, ju jeni i vogli, i përkëdheluri?
Nuk më pëlqen kjo fjala në fakt, por unë jam i vogli.
Dyzimi për të trajtuar një djalë të pasur në Shqipëri është gjithmonë problem, ka nga ata që u pëlqen t’i ndjekin, por edhe nga ata që i urrejnë. Ju vetë si e menaxhon faktin që familja jote është shumë e pasur dhe nuk është faji juaj që bën jetë prej të pasuri?
Disa njerëz ndonjëherë ta thonë sikur të jetë fatkeqësi të jesh i pasur, të kesh babain e pasur. Unë mendoj që jam me fat. Jam mësuar me paragjykimet, nuk më bëjnë përshtypje, ndoshta në fillim e kam pasur pak si më problem.

Kur ka qenë hera e fundit që je ndjerë keq nga këto paragjykime?Qëkur kam qenë i vogël, sepse unë kam jetuar mirë edhe në fëmijërinë time dhe i kam pasur të gjitha kushtet. Kam dëgjuar të tjerët të thonin “ja po vjen ky me shoferin”, por unë kam qenë një njeri që nga jashtë dukesha si me komplekse, si çuni i babit. Kur kam qenë në futboll trajneri thoshte që të sjellë shoferi me makinë të shtrenjtë, por zhgarravitet në fushë, si të jetë më I varfëri. Në kuptimin që unë se kam pasur këtë gjë për mendjemadhësi.Si e ke administruar veten tënde që mos të jesh i përkëdhelur?Nuk është se jam stërviur për këtë gjë. Është edukata e familjes që më ka mësuar ti respektoj njerëzit, mos ti paragjykoj. Plus që dhe futbolli më ka bërë që mos të pi alkol apo cigare. Sespe zakonisht të pasurit përfundojnë varës të këtyre veseve.
Ti i ke pasur dhe i ke të gjitha mundësitë për të bërë një jetë shumë të mirë, si i ke rezistuar tundimit, mos të bini pre e veseve?
Besoj se futbolli më ka ndihmuar shumë që ta kem tabu si cigaren, si drogërat. Asnjëherë si kam provuar dhe asnjëherë se kam pasur atë kureshtjen. Edhe mund të më thotë dikush që pije dhe ti, nuk më vë dot në sedër, shoku më i mirë, apo femra më e bukur.
Si të kanë mësuar prindërit me lekët?
Kur kam qenë i vogël më plotësonin të gjitha kushtet, por jo gjithmonë e merrja atë që kërkoja. Më kanë mësuar që t’ja di vlerën lekut, m’i kanë plotësuar gjithçka, sepse më shikon që isha një fëmijë i mbarë dhe nuk i hapja probleme./ Panorama