• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

VIDEO/ Noizy: Do të ndërtoj të gjithë shtëpinë e familjes së varfër

Ditën e djeshme, në emisionin ‘Opinion’ është vënë në qendër të vëmendjes një nga familjet e shumta të varfra shqiptare dhe vështirësitë e saj. Bëhet fjalë për familjen Bicaku e cila ndodhet në një fshat të Lushnjes, pikërisht në Thanasaj. Në ndihmë të kësaj familje kanë ardhur shumë njerëz, të gatshëm për të dhënē kontributin e tyre. Një ndër ta ishte dhe Noizy, i cili dëshiron ta ndërtojë i vetëm të gjithë shtëpinë. “Mblidhni çfarë ju kanë premtuar, por do ta ndërtojë unë shtëpinë të gjithën”, thuhej në mesazhin e Noizyt.
Por duke qenë së ndihmat e ardhura janë duke i plotësuar nevojat për ndërtimin e kësaj shtëpie, Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari ka sugjeruar një tjetër ide,  që të ardhurat e Noizyt të kalojnë për një familje tjetër sepse të tilla ka shumë në Shqipëri. Në fakt kjo nuk është hera parë që Noizy bën një gjest të tillë human, pasi ai shpesh ka ndihmuar shumë familje shqiptare të varfra. Ndërkohë që nuk mund të lëmë pa përmendur se Spitali Amerikan mori përsipër të gjithë trajtimet shëndetësore për këtë familje./revistawho.com