Shumë nga fëmijët e personazheve të njohur shqiptarë shpeshherë ndjekin rrugën e prindërve të tyre sa i përket daljeve në ekran.
Diçka e tillë duket se ka ndodhur sot me djalin e këngëtarit Kastro Zizo dhe vajzën e kantautorit të ndjerë Dr. Flori. Dankan dhe Kaltrina janë bërë pjesë në konkursin “Power Kids” në programin “E diela Shqiptare”.
Kastro e ka bërë të ditur këtë lajm edhe më parë duke publikuar foto së bashku me djalin e tij në paskuintë.
Ndërkohë në studio ka qenë e pranishme ish-bashkëshortja e parë e Kastros, Jola Paparani, e cila nuk ka ndalur emocionet kur djali i saj u prezantua në këtë konkurs, duke shkaktuar edhe të qeshura me detyrën e parë si kamarier në këtë spektakël.
Menjëherë pas tij ka vijuar prezantimin Kaltrina Kondi.
Në studio për ta mbështetur ka qenë mamaja e saj Blerina, gjithashtu e emocionuar për performancën e vajzës së saj./Gazeta Express/
http://www.dailymotion.com/video/x58lk3x_kaltrina_news#tab_embed