• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

VIDEO/ Këngëtarja e hitit të adhuruar nga shqiptarët “Un-Break My Heart”, në spital në gjendje të rëndë

Prej katër ditësh, Toni Braxton gjendet në spital në gjendje të rëndë, për shkak të sëmundjes lupus. Këngëtarja e njohur, e cila bëri publike sëmundjen e saj në vitin 2010, ndodhet në një spital në Los Angeles dhe krah saj ndodhet i dashuri Birdman. Braxton, ashtu si edhe këngëtarja tjetër Selena Gomez, prej vitesh trajtohen për sëmundjen e cila konsiston në hiperaktivitetin e sistemit autoimunitar, i cili fillon të sulmojë indet e shëndetshme të trupit. Vetëm pak ditë më parë, Gomez gjithashtu u shtrua në një qendër rehabilitimi për t’u kuruar nga depresioni, i shkaktuar pikërisht nga kjo sëmundje. Një zëdhënës i Toni Braxton ka deklaruar se këngëtarja së fundmi ka filluar të ndihet më mirë dhe se së shpejti do të nisë provat për koncertin. Burimi: TMZ (pergatiti Anabel)

38e08c25939451b3462e1b36b0c70c2a