Është publikuar më në fund në You Tube balada e dashurisë mes Gold Ag dhe këngëtares kosovare, Kaltrina Selimi. Balada “Pa ty” është një këngë e ndjerë dashurie, e cila duket se është klikuar edhe në rrjetet sociale. Kjo është kënga e dytë e Selimit, pak muaj më parë ajo ka publikuar këngën e saj solo “Po du”.