• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

VIDEO EKSKLUZIVE / U tha se është me Aleksian, por Romeo filmohet duke u puthur me një bionde në Barcelonë

Mjaftuan dy postime nga Barcelona, të Romeo Veshajt dhe Aleksia Peleshit që të përflitej se të dy ndodhen bashkë në Barcelonë, por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Romeo nuk ndodhet në Spanjë me Aleksian dhe jo, as vetëm me të vëllain Donaldin, ndonëse kështu është paraqitur në rrjete sociale. Në redaksinë e Revista Who ka ardhur ekskluzive një video ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde. Nga pamjet shihet qartë se djali në foto është aktori, i cili edhe në postimet në Instastory është shfaqur i veshur me lejla. Dyshimet që në këtë video mund të ishte dhe Donaldi nuk ishin të vogla, por tatuazhet në këmbë mungojnë dhe kjo e bën të dallueshëm Romeon.

Identiteti i vajzës në video nuk bëhet i ditur, por me kaq kuptuam se lajmet për një rikthim mes Romeos dhe Aleksias nuk janë të vërteta, sepse vëllai binjak i Donaldit mesa duket ka nisur një histori të re dashurie. / revistawho.com