Kur Victoria Beckham jep këshilla bukurie, duhet të dëgjojmë të gjithë. Në intervistën e fundit me The Edit, Beckham u shpreh se sekreti i bukurisë së saj fillon në kuzhinë. “Dermatologu im më ka këshilluar të ha salmon sepse kam pasur shumë probleme me lëkurën. Ai më tha do hash çdo ditë salmon, mëngjes, drekë apo darkë nuk ka rëndësi por duhet ta hash.” Salmoni është i pasur me Omega 3 dhe vitamina A dhe C. Edhe studimet kanë provuar se konsumi i salmonit ka lidhje me lëkurën e shëndetshme. Sipas “European Journal of Dermatology” ata që përfshijnë salmon dhe perime në dietën e tyre kanë më pak akne.