• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Victoria Beckham zbulon përse veshjet e saj janë të gjitha me xhepa: Mbaj gjithmonë me vete..

Victoria Beckham përveç ngjyrës së zezë ka edhe një tjetër detaj që nuk e ndan asnjëherë nga veshjet e saj, xhepat. Ajo ka treguar se ka një arsye shumë të rëndësishme përse të gjitha veshjet e saj kanë xhepa, sepse në to mban gjithmonë kristale të cilat thotë se i japin energji pozitive dhe frymëzim.

 

“Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”-ka thënë 44-vjeçarja në një intervistë për revistën ‘Elle’.

Victoria ka një dashuri të madhe për kristalet të cilat i ka përfshirë edhe në koleksionin e ri. Krijimet e saj përmbajnë kristale mbi shpatulla ndërsa pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale.

“Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi, veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme.”-ka thënë Victoria./revistawho.com