• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Victoria Beckham edhe pemën e Krishtlindjes di si ta zbukurojë në mënyrën më të veçantë

Victoria Beckham ka zbuluar se përveçse në dizenjimin e veshjeve, është shumë kreative edhe në dekorimin e shtëpisë. Pemën e Krishtlindjes ajo ka menduar ta zbukurojë në një mënyrë mjaft të veçantë, në të cilën dallon një detaj. Në krye të pemës ajo ka vendosur një kukull të sajën në miniaturë, nga koha kur ajo këndonte me grupin ‘Spice Girls’. Kukulla është veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe mban në dorë një mikrofon, njësoj si Victoria në atë kohë.

Pavarësisht se banda e njohur e vajzave ka vendosur të rikthehet dhe të nis një turne, Victoria nuk do të bashkohet me to. Megjithatë zbukurimi në pemën e saj tregon se ajo nuk i harron kurrë ditët e vjetra. /revistawho.com