• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Vetullat e mia nuk kanë ndonjë ndryshim të madh”, Albani zbulon me këtë foto se si është gjendja e tij në karantinë

Njëjtë si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe Alban Skënderaj po e kalon këtë periudhë pranë më të dashurve të tij. Së fundmi këngëtari ka ndarë një foto mjaft “funny” krah vajzës së tij Ameli me një prej filtrave të ‘Snapchat’.

“Bëm baba të të ngjaj. Na u duk e mërzitshme të postonim ato filtrat me super lifting. Duhet thënë që tek vetullat e mia nuk ka ndonjë ndryshim të madh, na theksoi dhe Ameli”, ka shkruar Albani krah fotos së fundit me të voglën e tij.

Edhe disa ditë më parë, këngëtari ka treguar se i ka munguar shumë një berber gjatë kësaj periudhe për shkak se flokët e tij janë zgjatur tejmase. Me siguri sapo gjithçka të mbarojë dhe njerëzit t’i kthehen normalitetit, vizita e parë e Albanit do të jetë ajo tek berberi./revistawho.com