• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vetëm një muaj pasi humbi të atin, moderatorja e njohur tregon ku e gjen forcën për të vazhduar

Moderatorja e njohur, Dojna Mema humbi babain e saj dhjetorin qw lamw pas. Këtë lajm te hidhur e ka dhënë vetë Dojna në llogarinë e saj në Instagram. “Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë. Për ata që e njohën Bujarin e Interpolit, ky është babi i familjes. Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkruante nw videon prekwse. Mirëpo jeta vazhdon dhe Dojna gjatë daljeve të saj në ekran është munduar të qëndrojë sa më e fortë dhe kjo i ka bërë përshtypje ndjekësve të saj të cilët nuk kanw nguruar ta pyesin se si e përballon ajo dhimbjen dhe një përgjigje mjaft e ndjerë ka ardhur nga moderatorja. “Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët dhe gjen brenda vetes të gjithë forcën e botës për të vazhduar përpara. Thonë se gjithçka ndodh për një arsye dhe ndoshta një ditë do ta shoh qartë edhe unë. Deri atëherë mundohem të përqëndrohem tek bekimet që më ka dhënë jeta”, është shprehur Dojna. Dhe pse me dhimbje në shpirt ajo po ja del më së miri të qëndrojë e fortë dhe të shkëlqejë në punën e saj ashtu si ka bërë gjithmonë.