• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Vetëm një gjë morëm vesh: Morena po martohet? Po ashtu është një muhabet?!

Morena Tarakut i shkoi mendja të bëjë pak zhurmë dhe për këtë përdori ‘Instagram-in’. Ajo tregoi se ka vendosur të martohet, por pastaj bëri sikur përgënjeshtroi veten.

“Vendosa të flas më në fund për këtë gjë. Si fillim nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht nuk mendoj se i duhet njeriu të dijë detaje. Së dyti, po do martohem shumë shpejt. Edhe pse duket sikur po nxitojmë unë mezi po pres të kaloj jetën me atë që dua. Dhe së fundmi, këtë post e vodha nga dikush dhe sepse e dija që do e lexonit. Kështu që pini më shumë ujë dhe jetoni në paqe. Mbi të gjitha shihni punën tuaj”, shkroi Morena.

Dhe kështu këngëtarja i tregoi vendin të gjithë atyre që kanë futur hundët tek punët e saj. Megjithëse me ta arrin të marrë vëmendjen që po e kërkon me ngulm. Me shumë gjasa nuk po martohet, por edhe kur ta bëjë kushedi si do na vijë lajmi. Ju që ‘fusni hundët’ mbani vesh mirë./revistawho.com