• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Dieta VIP, Instant Articles, Kryesore, Vetëm në WHO

Intoleranca ushqimore e Jonida Shehut, zbulojmë bashkë sekretin e saj për një trup në formë

Për personazhet publikë, të dukurit mirë është pjesë e punës. Shpesh na ndodh të shikojmë me zili profilet e tyre në rrjetet sociale e të mendojmë: është fat i gjeneve të mira apo thjesht privojnë veten nga çdo kënaqësi e të ngrënit dhe i shkon djersa çurg në palestër 3-4 orë në ditë? Nuk e dimë a e keni gjetur përgjigjen ju, por ne dimë të themi se shpesh është kombinim i të gjithë faktorëve së bashku. Vërtet ushtrimet fizike janë një pjesë e rëndësishme e të qëndruarit në formë, por regjimi ushqimor është gjithashtu element kyç për t’u dukur dhe ndjerë në formën më të mirë të mundshme.

Personazhi i muajit në rubrikën “Regjimi ushqimor me një VIP” është Jonida Shehu, e njohur nga të gjithë si prezantuesja me sytë e bukur dhe e artikuluar e ekraneve shqiptare.
Në fakt Jonida është mikeshë e klinikës ‘FitHealth’ që prej fillimeve të saj. Shumëkush mund ta ketë parë videon televizive me të voglën e saj Kristal, ku thotë: “shëndetin e të gjithë familjes ja kam besuar pikërisht klinikës ‘FitHealth’”.


Jonida që prej shtatzënisë ka bërë testin e intolerancës ushqimore, i cili e ka ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar, të cilin ja ka trashëguar edhe vajzës. Por jo vetëm kaq, ndjekja me përpikmëri e këshillave të nutricionistes e ndihmoi edhe të kthehej shumë shpejt në formë për të qenë gati për sezonin televiziv vetëm 2 muaj pas lindjes.
Tani, gati 3 vite më pas, u rikthye për të bërë testin e intolerancës ushqimore dhe për t’u konsultuar me mjeken nutricioniste, Dr.Albana Daka, për zakonet e saj ushqimore dhe si ato mund të përmirësohen.


Rezulton që Jonida bën një jetë sedentare me shumë pak aktivitet fizik, por nga ana tjetër mund të themi se ka një stil ushqyerje relativisht korrekt.
Në testin e intolerancës ushqimore të kryer disa javë më parë rezultoi intolerante ndaj majasë, laktozës dhe kakaos në gradat 3 & 4. Tanimë i është nënshtruar regjimit të personalizuar të hartuar nga Dr.Albana Daka dhe në numrin e radhës do t’ju bëjmë të ditur rezultatet e saj. /revistawho.com