• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Dieta VIP, Instant Articles, Kryesore, Vetëm në WHO

Intoleranca ushqimore e Fiori Dardhës, zbulojmë bashkë sekretin e saj për një trup në formë

Shumëkush e mban mend Fiori Dardhën që prej fillimeve të saj në televizion; një vajzë e shkathët, e artikuluar shkëlqyeshëm e me një elegancë për t’u pasur zili. Nga ana tjetër, pakkush e di se kjo elegancë e admiruar prej teleshikuesve, në fakt për Fiorin ditë pas dite kishte filluar të bëhej shumë shqetësuese. Ajo humbi shumë kilogramë brenda një kohe të shkurtër, arriti në peshën 44 kilogramë! Ndihej e pafuqishme, kishte probleme me tretjen, me lëkurën dhe kishte vështirësi në përqendrim.

Kështu filloi saga e analizave dhe ekzaminimeve të pafundme… por shkaktari nuk po dilte në dritë. Derisa gjatë një konsulte me mjeken e saj, Fiorit iu sugjerua testi i intolerancës ushqimore, për të cilin nuk kishte dëgjuar më parë.

Ra ne kontakt me klinikën Fithealth gjatë asaj periudhe (3 vite më parë) dhe bëri testin e intolerancës ushqimore. Rezultoi intolerante ndaj glutenit (grada 4), majasë (grada 3) dhe kafes (grada 3). Ishin pikërisht gluteni, majaja dhe kafeja shkaktarët e të gjithë shqetësimeve të Fiorit, ndër vite. Po tani që e dinte, si do të vepronte? Ishte konfuze… Për fat të gjitha pyetjet e saj morën përgjigje në konsultën me Dr. Albanën, e cila e instruktoi Fiorin për hapat e mëtejshëm dhe i sugjeroi regjimin ushqimor që duhej ndjekur.

Pak muaj pas nisjes së regjimit gjendja u stabilizua. “Më në fund iu riktheva jetës normale”, pohon me entuziazëm Fiori. Dhe pikërisht kjo “jeta normale” duket kaq bukur tek ajo, e cila rrezaton të gjithë bukurinë e lumturinë e një njeriu të shëndetshëm, që ndjehet mirë në lëkurën e vet! /revistawho.com