Ditën e djeshme është organizuar një surprizë për ish-Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, me rastin e 60-vjetorit të tij. Anëtarë të Partisë “Fryma e Re Demokratike” janë mbledhur në një restorant në periferi të kryeqytetit për të celebruar përvjetorin e lindjes së kryetarit të tyre. “Edhe 100 vite të lumtura miku ynë”, shkruhej në tortën e kaltër me qirinj. Bamir Topi ka qenë Presidenti i Shqipërisë në vitet 2007-2012, ndërsa më vonë themeloi partinë e tij “Fryma e Re Demokratike”. Ai është baba i dy vajzave./ revistawho.com