• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Çfarë ka ndodhur sot me aktoret indiane që çmendën publikun shqiptar?

Telenovelat indiane patën një impakt shumë të madh në publikun shqiptar. Bidai, Sarasvatiçandra apo Si ta quaj këtë dashuri janë vetëm disa nga telenovelat indiane të cilat u transmetuan në Shqipëri dhe patën një shikueshmëri të lartë. Falë këtyre telenovelave u bënë të famshëm edhe shumë aktorë indianë por “revistawho.com” vendosi t’ju tregojë çfarë bëhet me 5 aktoret kryesore bukuroshe.

Sara Khan ose “Sadna” nuk e ka lënë për asnjë moment aktrimin. Ajo vazhdon të jetë një nga aktoret indiane më të ndjekura. Sara ka provuar gjithashtu edhe këndimin dhe ka publikuar disa këngë. Ajo është 30 vjeç dhe për jetën private nuk ka shumë informacione pasi ka vendosur mos të tregojë nëse është apo jo në një lidhje momentalisht. Sara është komentuar shumë edhe për operacionet që ka bërë dhe ndryshimin në pamje.

Parul Chauhan ose “Ragni” është 31 vjeç dhe e martuar. Aktorja u kurorëzua në martesë me partnerin e saj aktor pak kohë më parë. Aktorja është shumë e lumtur me martesën e saj por me karrierën pasi ka luajtur në seriale shumë të ndjekur në Indi.

Jennifer Winget ose “Kumud” gjithashtu ka pasur shumë suksese në karrierën e saj, aty ku është fokusuar prej vitesh. Aktorja jetën private e mban shumë të fshehtë dhe nuk dihet nëse është e dashuruar apo jo. Jennifer është 34 vjeç dhe mbahet mend nga seriali “Sarasvatiçandra”.

Sanaya Irani ose “Kushi” nuk është më ajo vajza çamarroke e serialit “Si ta quaj këtë dashuri”. Ajo është 36 vjeç dhe e martuar me aktorin Mohit Sehgal. Çifti janë shumë të lumtur bashkë dhe e shprehin shpeshherë dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Sanaya Irani vazhdon të luajë në seriale indiane dhe gjithashtu ka marrë pjesë në kompeticione televizive.

Surbhi Chandna ose “Anika” pas serialit “Bixhoz me dashurinë” ka marrë shumë çmime dhe ka patur shumë sukses. Ajo vazhdon karrierën në aktrim dhe luan në një serial shumë të ndjekur në Indi. 30-vjeçarja ka preferuar që jetën private ta mbajë të fshehtë por mediat indiane kanë raportuar se ajo është në një lidhje prej vitesh.

Shrenu Parikh ose “Gori” ka patur gjithashtu shumë sukses pas rolit në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Ajo ka marrë disa çmime dhe oferta për seriale shumë të ndjekur. Momentalisht aktorja ishte me pushime në Dubai dhe postoi në rrjete sociale plot foto mahnitëse./revistawho.com