• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Vetëm duke e parë nga ekrani e paska vendosur që do të martohet me të, Jona Spahiu ndan detaje të veçanta për bashkëshortin e saj

Moderatorja Jona Spahiu është treguar gjithmonë e gatshme të ndajë me publikun detaje nga jeta e saj personale.

Në llogarinë e saj në ‘Instagram’ i është përgjigjur një për një pyetjeve që ndjekësit i kanë bërë. Ajo që i dha lezet “intervistës” ishte prezenca dhe karizma e bashkëshortit të saj.
Duken një cift tepër origjinal e të mbushur me sens humori.

Detaji që na pëlqeu e na habiti njëkohësisht ishte fakti se Frenkli ja paska vënë syrin Jonës vetëm duke e parë nga ekrani. “Kjo do bëhet gruaja ime”, i kishte thënë prindërve të tij. Dhe tani jo vetëm që është gruaja tij, por dhe nëna e djalit të tij.

Jona tregoi që lidhja e tyre ishte tepër intensive, vetëm brenda një viti u njohën, bashkëjetuan, u martuan dhe u bekuan me djalin e tyre. Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet e ngritjet e saj se në fumd të fundit njerëz jemi./revistawho.com