Vetëm 5 muaj të lidhur dhe 2 muaj të fejuar. Kaq ka zgjatur marrëdhënia e këngëtares Demi Lovato e partnerin Max Ehrich. Sipas një burimi për People, dyshja nuk ka mundur ta mbajë dot marrëdhënien më gjatë.
“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë ndarë rrugët, për t’u fokusuar në karrierat e tyre,” thotë burimi. “Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin, dhe do të kujtojnë gjithnjë kohën që kaluan së bashku.” Kujtojmë se Max u përfol për lidhje me këngëtaren Selena Gomez, megjithatë deri tani nuk është vërtetuar asgjë.