• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vesa Luma publikon fotot kur ishte një fëmijë, ngjashmëria me djalin e saj të lë gojëhapur

Vesa Luma përveç se një këngëtare e talentuar, është një nënë dhe një bashkëshorte e përkushtuar. Ajo ndan shpeshherë me ndjekësit pamje nga momentet që kalon me Big Bastën apo me vogëlushin Lian dhe mund të themi se ky i fundit, ia ka dalë të vjedhë zemrat e fansave të mamasë së tij. Sot, Vesa vendosi të kthehet pas në kohë dhe publikoi disa foto kur ajo ishte vetëm një fëmijë. Buzëqeshja e saj vazhdon të jetë e njëjta, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ngjashmëria e saj me Lianin. Njësoj si mamaja e tij, edhe Lian ka flokë të gjatë deri në supe, të drejtë, sy të mëdhenj dhe një buzëqeshje të ëmbël. Lian dhe Vesa kanë një marrëdhënie të ngushtë bashkë dhe në të ardhmen shpresojmë që ta shohim atë të ecë në hapat e mamasë dhe babait./revistawho.com