Vesa Luma ka kaluar disa ditë pushimi së fundmi bashkë me familjen e saj pranë detit duke shijuar diellin dhe plazhin në Zelandën e re. Sigurisht qendra e gjithçkaje është Lian, i cili ka marrë një surprizë nga e ëma. Vesa ka marrë disa kukulla pellushi, është fshehur pas një perdeje ku ka performuar për të birin. “Mund të ndryshoj profesion”, ka shkruar ajo me shaka për të treguar që në të vërtetë e bën shumë mirë ndryshimin e zërave dhe lojën me kukulla pellushi.
Megjithatë ne nuk do të donim që Vesa të linte muzikën. Më mirë le ta mbajë këtë talent si diçka që e bën për argëtimin e Lianit të vogël./revistawho.com