• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vesa Luma nostalgjike për emisionin që prezantonte, ngre dyshimet për një projekt të ri televiziv

Këngëtarja Vesa Luma së bashku me familjen e saj është zhvendosur prej kohësh në Zelandën e Re. Ajo çka vëmë re shumë shpesh është fakti që pavarësisht largësisë, Vesa gjithmonë e kujton Shqipërinë dhe ndjen nostalgji për gjithçka ka lënë pas. Pikërisht këtë ka bërë edhe sot, kur me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo ka kujtuar një nga eksperiencat televizive më të dashura. Bëhet fjalë për kohën kur këngëtarja ka prezantuar një emision tërësisht të vetin të quajtur ‘E diela me Vesën’. Krahas fotos shkëputur nga xhirimet, ajo ka shkruar. “Më mungon emisioni im”. Ndërsa më tej na ka bërë kurioz me frazën: “Po mendoja…hmmm… po sikur…” Se çfarë ka dashur të thotë me këtë mbyllje ende nuk e dimë, mbase do nisë një projekt të ri./revistawho.com