Nëse deri më tani jeni mësuar të shihni vetëm foto me temperaturat e ngrohta, det, lule dhe gjelbërim në profilin e Vesës e cila së bashku me Big Bastën dhe djalin jetojnë në Zelandën e Re, atëherë po ju themi se kaq ishte. Dhe jo sepse dyshja ka ndryshuar vendodhje, por sepse vera atje ka mbaruar.
“Iku dhe vera jonë më në fund. Rradha është tek ju tani për foto dhe video të gjelbërta”, ka shkruar këngëtarja krah fotos ku ka njoftuar se po pret vjeshtën tashmë.
Epo nëse deri tani keni ndjerë zili, gjithçka u zgjidh se të paktën për disa muaj nuk do impresionoheni nga moti aq i paqtë sa në Zelandën e Re./revistawho.com