• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vesa Luma e kënaqur me jetesën në Zelandën e Re: Nuk ka lumturi më të madhe se të jetosh si njeri i thjeshtë

Vesa Luma dhe Big Basta prej pak vitesh kanë nisur jetën në Zelandën e Re, bashkë me djalin e tyre Lian. Çifti i njohur janë rikthyer herë pas here për të vizituar vendin e tyre, por siç duket ata janë plotësisht të bindur se të ardhmen e shohin në Zelandën e Re. Ditën e sotme Vesa Luma ka treguar se ata janë shumë të lumtur me jetesën atje, pasi thithin ajër të pastër dhe janë të rrethuar nga njerëz me energji pozitive. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ video në të cilat ka treguar se ditën e kanë kaluar në një park të madh të mbushur me gjelbërim. Ajo ka postuar një foto me vogëlushin Lian dhe përkrah saj ka shkruar: “Nuk paska lumturi më të madhe se të jetosh si person i thjeshtë në një vend ku fëmija është mbret, thith ajrin e pastër, rrethohet nga një shoqëri pozitive, gjëra që as unë e as Geri nuk i kemi përjetuar si fëmijë, ose nuk kemi ditur as ëndrra të tilla të shikonim. E si të rritur, për pak mbetëm duke jetuar pa e ndjerë natyrën afër, njerëzit e vërtetë, realitetin. Por ja që nuk qenka vonë dhe po e shijojmë bashkë me Lianin tani edhe ne”.

Megjithatë Vesa dhe Big Basta kanë treguar se asnjëherë nuk do e harrojnë vendin e tyre dhe se Lianit do i mësojnë kulturën e traditat shqiptare. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE