• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vesa Luma e Big Basta në pritje të fëmijës së parë

Çifti simpatik i këngëtarëve, Vesa Luma dhe Big Basta shumë shpejt do të bëhen prindër. Ndonëse në muajin shtator të këtij viti ata kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në martesë, tashmë do t’u shtohet dhe një tjetër gëzim; një fëmijë. Të ftuar në emisionin “Oktapod”, në Vizion Plus, çifti nuk e mbajtën dot sekretin e shtatzënisë së këngëtares nga Kosova. Kohën se kur do të bëhen prindër, sipas Big Bastës, (Gerald Xhari) ata e kishin menduar shumë shpejt, shkruan “Balkanweb”. Por pas pyetjes së Turit nëse Vesa është shtatzënë, çiftit nuk i mbeti veçse ta pohojë, më frikën se “nuk është mirë para kohe”, siç tha Big Basta. Me sa duket, Vesa është ende në javët e para të shtatzënisë së saj dhe ky moment është ndër më të bukurit, por edhe më delikatët në të njëjtën kohë.

CLOSE
CLOSE