• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vesa dhe Big Basta bënë shumë mirë që zgjodhën Zelandën e Re edhe për këtë arsye

Prej shumë kohësh Big Basta dhe Vesa Luma janë zhvendosur në Zelandën e Re së bashku me djalin e tyre, Lian.
Mëngjeset më të bukura dhe plot emocione, Lian i merr nga edukatorja e kopshtit të tij, e cila kujdeset ta përshëndesë vogëlushin në gjuhën e nënës.
Vesa ka ndarë së fundmi një pjesë të detyrave të Lianit, duke zbuluar dhe se si mësueset e presin çdo ditë.
“E adhuroj mënyrën se si fëmijët inkurajohen të flasin gjuhën e nënës. Çdo ditë që Liani hyn në kopësht, të gjitha mësueset e përshëndesin në shqip”, ka shkruar Vesa krah postimit të saj.
Edhe në videot e ndryshme që ka ndarë, Vesa ka zbuluar se ajo dhe Big Basta kujdesen gjithë kohës t’i flasin edhe shqip të birit, në mënyrë që ai mos ta humbë në asnjë moment gjuhën e origjinës së tij. E përshendetjet e mëngjesit në shqip duhet të jenë më emocionueset jo vetëm për Lianin, por të gjithë familjen./revistawho.com