1 muaj më parë, aktori i njohur, Erion Isai u bë baba për herë të dytë me një vajzë të cilën vendosën ta quajnë E’dua. Në këtë ditë speciale duke treguar se shtëpia e Erionit ka qenë e mbushur plot me dashuri nga më e vogla, ai ka zgjedhur të ndajë një foto me dy vajzat e tij.
“E’dua 1 muaj ?. Aroma e sjellë prej saj në shtëpi, vërtet puhizë bekimi! E duam ❤ E’dua ❤”, ka shkruar Isai në postimin e fundit ku mban në krah E’duan.
Aktori duhet të jetë duke shijuar ditët më të bukura me familjen e tij, tashmë që ajo është zgjeruar me një anëtar të ri.
Kujtojmë se Erioni ka ndarë herë pas here momente të ndryshme me familjen e tij, vajzat dhe bashkëshorten./revistawho.com