• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vera mbaron kur e vendosin ato! Vajzat e ekranit që nuk ndahen dot nga deti (edhe pse erdhi tetori)

Fundjava e nxehtë tërë zagushi, na kujtoi gushtin dhe dëshirën për plazh. Por teksa shumë prej nesh i janë kthyer rutinës dhe punëve të përditshme, ku pas pushimeve të bekuara plazhi na duket një dimër larg, këto personazhe të njohur duket se kanë vendosur ta zgjasin plazhin deri kur të duan ato (edhe moti sigurisht).
Hygerta Sako, e ka shijuar verën në maksimum e na ka dhuruar plot foto seksi, por ajo vijon “të jetojë” në det, si durrsake që është. Hygerta ka postuar foto me bikini ku shkruan: “Vera mbaron kur dua unë”.

Ndërkohë Luana Vjollca vijon “të kërkojë shapka plazhi” brigjeve të Mykonos, ku na ka dhuruar poza siç di vetëm ajo në fakt, plot e pa kursim fare.
Prezantuesja e njohur Fjodora Fjora e ka shfrytëzuar fundjavën ende të ngrohtë për një arratisje nga Tirana e një furnizim energjish për të hënën, ku nis emisonin e saj të përditshëm të pasdites në RTSH1./revistawho.com