Mbretëreshës Elizabeth II i është dashur të marrë disa vendime delikate lidhur me ceremoninë mortore të bashkëshortit të saj, Princ Philip, duke kufizuar numrin e personave që mund të merrnin pjesë në të për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.
“Kemi të bëjmë me një funeral familjar, është ende një event familjeje”, ka treguar një burim pranë mbretërisë së fundmi, i cili ka shtuar se Elizabeth ka realizuar një listë.
Duke iu përmbajtur udhëzimeve që lidhen me pandeminë në Mbretërinë e Bashkuar, se një maksimum prej 30 vetësh mund të marrin pjesë në një funderal, Mbretëreshës Elizabeth do t’i bashkohen 4 fëmijët e saj, Princ Charles, Princesha Anne, Princ Andrew dhe Princi Eduard krah bashkëshortëve përkatës. Nipërit dhe mbesat e monarkut, përfshirë Princ William, Princ Harry, Princesha Beatrice, Princesha Eugenie do të jenë gjithashtu të pranishëm.
Varrimi i Princ Philip do të bëhet sot në kështjellën ‘Windsor’ në orën 3 pasdite, moment në të cilin të gjithë sytë do të jenë 4 nga mbretëria./revistawho.com