• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Vendet që duhet të vizitoni gjatë 2022-it sipas shenjës suaj të horoskopit

Sapo kemi hyrë në vitin 2022 dhe keni mjaftueshëm kohë të vendosni për vendin e pushimeve. Të zgjidhni një udhëtim duke dëgjuar yjet, është gjëja më ë mirë që mund të bëni. Sipas “Skycanner” bazuar në karakteristikat e shenjave të horoskopit vendet që duhet të vizitoni janë këto.

Dashi: Tenerife
Për Dashin ky vit do të jetë i mbushur me pasion, zbulime të reja dhe dashuri me shikim të parë. Përse të mos e prisni dashurinë në Tenerife, nën hijen e një palme?

Demi: Helsinki
Ky vit për të lindurit në shenjen e Demit do të jetë një vit në kërkim të stabilitetit. 2022 do të jetë për ju një vit i qetë, reflektues. Nuk ka vend më të mirë se një qytet mikpritës e kreativ, peisazhet e borës që mundëson Helsinki do të jenë frymëzim për ju.

Binjakët: Pekin
2022 për Binjakët do të sjellë shumë kënaqësi dhe arritje objektivash, do të shkoni përtej limiteve. Dhe ja sepse udhëtimi në Pekin do të ishte ideali- mes një shëtitje në “Murin e Madh Kinez” dhe një selfie në sheshin më të madh në botë “Tienanemen” do të bënin që të mbanit mend gjatë vitin 2022.

Gaforrja: Zanzibar
2022 do të jetë viti që do të sjellë mjaft kënaqësi për nga pikëpamja profesionalë. Dhe riparimi i energjive, para se të zhyteni sërish në rutinë është i rëndësishëm. Prandaj ‘Skyscanner” për ju këshillon Zanzibarin. Është vendi ideal për të rigjeneruar dhe gjetur diçka të bukur për zemrën tuaj.

Luani: Marrakesh
Për Luanin, 2022 do të jetë një vit në kërkim të dashurisë, mes pasionit dhe rikthimit të dashurive të vjetra. Marrakeshi është mjedisi ideal i cili ofron mjedisin romantik dhe ekzotik i cili do iu surprizojë me të vërtetë.

Virgjëresha: Bali
Të gjithë ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, në vitin 2022 do të viheni në provë. Është e rëndësishme të qëndroni larg zënkave dhe polemikave në familje dhe në punë. Bali është vendi i duhur për të gjetur paqen e brendshme, një shëtitje në zemër të ishullit dhe pak sërf në brigjet e Ovest do të ishin ideale.

Peshorja: Porto
Viti 2022 për Peshoret do të jetë viti që do të shpërbleheni për sakrificat e vitit që lamë pas. Do të vijnë surpriza dhe do t’ju kthehet entuziazmi, por edhe pak nostalgji. Udhëtimi ideal është Porto, qyteti në Portugali i cili është një ndërthurje e kënaqësisë, kreativitetit, ushqimit të mirë dhe klimës.

Akrepi: New York
Të angazhuar në mijëra punë, dhe që shpesh humbisni rastet më të mira, duhet një qytet me stimuj dhe plot energji. Qyteti ideal është New York-u.

Shigjetari: Praga
2022-shi për ju që i përkisni shenjës së Shigjetarit do të jetë viti i konfirmimeve në aspektin personal, por edhe me zhvillime të rëndësishme lidhur me jetën profesionale. Një udhëtim drejt Pragës për të forcuar një lidhje miqësie. Ose mund të shkoni me njeriun e zemrës për të ndezur pasionin mes jush.

Bricjapi: Moskë
Triumfe, suksese në punë, objektiva të arritura kështu do të jetë viti 2022 për Bricjapët. Destinacioni ideal është Moska, me “Sheshin e Kuq” dhe monumentet e shumta për tu vizituar.

Ujori: Amsterdam
Ujori është shpirti i lirë, plot me energji. Dhe vitin 2022 e prisni me dëshirë dhe kreativitet. Ky është rasti i duhur për të shkuar e për të zbuluar Amsterdamin, një qytet plot energji.

Peshqit: Katania
Njerëzit që i përkasin shenjës së Peshqve kanë nevojë të gjejnë frymëzim për projekte të reja. Për të eksploruar horizonte të reja iu këshillojmë Katanian, një vend i bukur ku ndërthuren shumë kultura.