• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Vëmendjen këtu! Këto janë disa nga çrregullimet ushqimore që mund t’ju kenë shpëtuar

Mënyra se si ushqehemi lidhet ngushtë me stilin e jetesës. Prandaj është e rëndësishme të zbuloni nëse jeni të prekur nga çrregullimet ushqimore. Më poshtë ju sjellim disa nga shenjat që mund t’ju ndihmojnë të dalloni se keni probleme me ushqyerjen sipas ‘Healthyline’:

1-Diabulimia
Diabulimia lidhet me diabetin dhe personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1, janë më të prirur të preken nga ajo. Ata shmangin injektimin e insulinës dhe kjo bën që të bien direkt në peshë dhe ju shkakton akoma më shumë probleme me diabetin.

2-Anoreksia atletike
Ky lloj çrregullimi është tek atletët të cilët duan të kenë një trup sa më të formuar dhe të fortë. Ata i kushtojnë më tepër rëndësi kalorive që konsumojnë dhe janë shumë strikt due mos i lejuar vetes ushqimet që ka një sasi më të madhe kalorish sesa limiti qe ata kërkojnë.

3-Sindroma e urisë gjatë natës
Ky çrregullim lidhet me depresionin dhe është një mënyrë për të shëruar veten me anë të ushqimit.

4-Anoreksia nervoze
Disa njerëz janë të fiksuar të kontrollojnë deri në detaj ushqimet duke mos konsumuar llojet që kanë ngjyrues apo përbërës të tjerë. Ky çrregullim quhet ortoreksi./revistawho.com