• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vëllezërit Xhaka ua dorëzojnë rrogën prindërve

Taulant dhe Granit Xhaka morën të gjithë vëmendjen e mediave për shkak se për herë të parë dy vëllezër u përballën kundër njëri-tjetrit në një Europian, por të dielën, një tjetër veprim i vëllezërve i riktheu ata në faqet e para të shtypit sportiv. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare dhe ai Zvicrës, 80% të pagës së tyre e derdhin në llogaritë e prindërve dhe mbajnë vetëm 20%. Kështu të paktën deklaroi Graniti, i cili tha se kjo është shpërblim për prindërit. “E meritojnë, prindërve u detyrohemi gjithçka dhe me këtë mënyrë i shpërblejmë disi. Të njëjtën gjë e bën edhe vëllai im Taulanti. Paratë janë thjesht letër, familja është luksi ynë i vetëm”- shpjegon Granit Xhaka. Familja Xhaka ka dy shtëpi, një në Zvicër dhe tjetrën në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Mesfushor i Arsenalit tha se prindërit kanë përcjellë tek ata vlera të rëndësishme, ndërsa për paratë, u shpreh se ato siç i marrin edhe mund të ikin. “I meritojnë sepse kanë transmetuar vlera të rëndësishme te ne gjatë edukimit. Jemi të rinj dhe të paditur. Paratë siç i marrim edhe mund të na ikin. Nëse mendon se dikush ka para në bankë dhe vlen më shumë, atëherë vërtet gabohet”- tha Graniti, paga javore e të cilit është 110 mijë paund.