• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Intervista

Vëllezërit përballë / Të ngjashëm dhe të ndryshëm si Eljo dhe Turi

Pyetje-përgjigje të shpejta për të kuptuar shijet e vëllezërve Hysko, që nuk ngjajnë dhe aq shumë. 

Çfarë reviste lexon?

Turi – “The Economist”.
Eljo – What? “Who” patjetër! 😛

Filmi më i dashur?

Turi – “Kumbari”.
Eljo – “Braveheart” me Mel Gibson.

Loja e preferuar?

Turi – Shahu.
Eljo – Futbolli.

Vajza më e bukur: bionde apo brune?

Turi – Bionde.
Eljo – Brune.

Fle herët dhe zgjohesh herët, apo e kundërta?

Turi – Fle vonë, zgjohem herët.
Eljo – Fle vonë dhe zgjohem herët.

Ushqimi i preferuar nga dora e mamit?

Turi – Përshesh me pulë.
Eljo – Kulaçi dhe pula.

Ushqimi i preferuar jashtë shtëpisë?

Turi – Të gjitha.
Eljo – Pizza.

Kush është më i dashuri, sporti apo divani?

Turi – Sporti.
Eljo – Sporti në televizor dhe unë në divan.

Verë apo dimër?

Turi – Vjeshtë.
Eljo- Dimër.

Qen apo mace?

Turi – Qen.
Eljo – Qen.

Telefon me zë apo me të shkruar?

Turi – Të shkruar.
Eljo – Gjithmonë me të shkruar.

Premtimi që s’ka mbajtur vëllai?

Turi – Të humbasë disa kg!
Eljo – Të jem i sinqertë, unë nuk i kam mbajtur premtimet ndaj Turit.

Kur të është dashur të thuash “jam vëllai i…”

Turi – Nuk më është dashur, ama nuk e ke idene sa jam lumturuar kur një gocë e “FRESSH” më tha me shaka: “Turi, ti je vëllai i Eljos”.
Eljo – Le të themi që më është dashur ca! / revistawho.com