• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vëllai i tij martohet, Genci dhe Eni shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit

Në familjen e këngëtarit Genc Prelvukaj sot festohet një moment shumë i rëndësishëm familjar, pasi vëllai i tij Orgesi finalizon lidhjen e tij të dashurisë me martesë. Prej ditësh Eni ka treguar se një dasmë do ndodhë së shpejti, por vetëm sot janë zbuluar protagonistët. Ka qenë këngëtarja  e njohur ajo që ka publikuar disa sekuenca nga dasma, por më shumë se gjithçka tjetër vëmendje ka marrë pamja e çiftit të njohur të cilët janë kombinuar dhe duken më bukur se kurrë.

Genci dhe Eni e kanë pritur me shumë entuziazëm ardhjen e çiftit të ri duke treguar kështu edhe për raportin perfekt që kanë me njëri-tjetrin. Kjo natë do të jetë shumë speciale dhe këngëtarët e njohur përveçse do e shijojnë në maksimum, pritet të ndajnë me publikun një pjesë të mirë të detajeve edhe në vazhdim. / revistawho.com