Teksa të entuziazmuar presim që të mbahet dasma e Princit Harry me Meghan Markle, duket se ka ende njerëz që mendojnë se kjo dasmë nuk duhet të realizohet dhe është një gabim i madh. Kështu ka shkruar vëllai i Meghan, Thomas Markle në një letër të shkruar për “In Touch”.
“Sa më shumë që kalon koha drejt martesës suaj mbretërore, aq më shumë e qartë bëhet se ky është gabimi më i madh në historinë e martesave mbretërore. Meghan Markle nuk është padyshim gruaja e duhur për ju”, shkruan 52 vjeçari në letër. /revistawho.com