• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Veliaj tregon momente nga lindja e djalit: I preva kërthizën dhe e lava vetë

Ditën e sotme Erion Veliaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘E diela shqiptare’, për të folur për drejtimin e bashkisë dhe jo vetëm. Këtë vit ai nuk ka folur vetëm në rolin e kryebashkiakut, por edhe si baba. Veliaj ka treguar se puna e babait është një nga profesionet më të vështira që ka bërë deri më sot, megjithatë ai mundohet të kujdeset për të birin sa herë që mundet. “Kam mësuar ta ndërroj çunin për 30 sekonda. Ja shumë i përfshirë”, – tha ai. Erioni ka treguar se ka qenë i pranishëm edhe në momentin e lindjes së djalit, sepse është mirë që prindërit të jenë aty në çdo proces.

Pavarësisht se ndonjërit mund t’i binte të fikët në ato momente, Veliaj e ka përballuar shumë mirë, madje i ka prerë kërthizën vetë djalit. “Kam marrë pjesë vetë në operacion dhe më tha doktori mos të bie të fikët. Unë i thashë që jam burrë me namuz. Kur lindi Kajan dhe nisën përgëzimet, ai i bëri me urinë të gjithë aty, e markoi menjëherë vendin e tij. Erdhi momenti për t’i prerë kërthizën dhe thash që mund ta bëja unë”, – ka thënë kryebashkiaku. Ai ka treguar se edhe e ka larë djalin dhe shpreson që Kajan të bëhet një djalë i mbarë dhe qytetar i mirë. /revistawho.com