• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vdekja e shtatzënës dhe foshnjes, lirohen dy mjekët në akuzë

Lihen të lirë dy mjekët e vënë nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me vdekjen në spital të nënës shtatzënë dhe foshnjës së saj. Gjykata e Tiranës vendosi ndaj mjekëve Dritan Deçka dhe Helidon Klosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokuroria e Tiranës kërkoi që ndaj tyre të vendosej masë sigurimi personal “arrest me burg me afat 45 ditë” deri në daljen e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore.

Decka dhe Klosi u paraqitën në seancën e sotme në gjykatë veshur me bluzën e bardhë të mjekut, ndërsa gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e kamerave.

Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në rastin e 35-vjecares Aida Çajka që humbi jetën në muajin e 9-të të shtatzënisë, si dhe foshnjën e saj.

Në dosjen e prokurorëve thuhet se mjekët kanë gabuar në mjekimin e nënës që ishte paraqitur në gjendje të rëndë në maternitet. Sipas akuzës pacientja nuk është trajtuar në maternitet, por është lëvizur në tre spitale të ndryshme në gjendje të rëndë.

Ndërkohë mjekët kanë këmbëngulur në seancë se ndërhyrja nuk ishte kompetencë e tyre pasi duhej vizita nga një kardiolog pasi ata dyshonin për një para infarkt. /Gazeta Express.