Leonard Bombaj, i ftuar mbrëmë tek ‘Rudina’, ndër të tjera ka folur edhe për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Aleksandër Lalo. Si mik i ngushtë i familjes ai rrëfeu se bashkëshortja e Lalos, Marga, është ajo që po ia ndjen më shumë mungesën. “Vdekja e papritur e bashkëshortit i ka lënë Margës një peng të madh, faktin që nuk ja tha asnjëherë Lalos se sa shumë e donte.”- tregon Leonardi.
“Ai ma thoshte çdo ditë se sa shumë më donte, ndërsa unë jo.”- i kishte rrëfyer ajo Bombajt.