• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Vazhdon moti i nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë

Moti sot do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta. Kjo situatë do vijojë deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare. Ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Sipas MeteoAlb moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.