• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Vazhdojnë ditët me diell e të ftohta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Kjo paqëndrueshmëri moti do të vazhdojë deri fillim e javës tjetër kur priten reshje shiu dhe rritje temperaturash në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.

Era do të fryejë në drejtim veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.