Khloe Kardashian ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes kohët e fundit, jo vetëm për shkak të skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson, por edhe për shkak të postimeve në ‘Instagram’. Khloe është akuzuar vazhdimisht për ‘photoshop’ nga fansat e saj dhe mesa duket, akuzat vazhdojnë ende. Dikush i ka komentuar në foton e saj të fundit: “Sytë e tu janë tërhequr shumë” dhe kjo i është dukur pak e tepërt asaj, kështu që ka vendosur të kthejë një përgjigje. “Tani sytë e mi janë shumë të tërhequr? Ju djema vërtetë po e ekzagjeroni, por vazhdoni të besoni çfarë të doni. Unë jam në rregull me çdo gjë, të dërgojë shumë dashuri”, ka shkruar Khloe, duke dhënë një mesazh jo vetëm për të, por për të gjithë kritikuesit. Dikush tjetër ka shkruar: “Mendoj se Khloe ka një shenjë në fytyrë dhe mund të kuptosh se 90% e fotove të saj janë aq shumë të modifikuara saqë ajo zhduket fare”. “Është e vërtetë e kam. E dua atë shenjë, por ndonjëherë kur vendos tualet, harroj të fshi kremin pudër, kështu që ajo mbulohet”, ka shkruar ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’. Pavarësisht këtyre komenteve, shumë persona kanë qenë tepër pozitivë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BwrlTzSBEc2/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1hpe29m3b6jeg