• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Shëndet

Vazhdo fli! 17 marsi është Dita Botërore e Gjumit

Të paktën një herë në ditë ne braksitisim “botën reale” për të hyrë në një botë fantazie, në atë të ëndrrave. Tek njeriu gjumi ka funksion esencial dhe primar. Për shembull duhet për të reintegruar lëkurën celebrale, është esencial për rregullimin e metabolizmit tek fëmijët dhe mund të ndikojë në proceset e kujtesës. Ndërsa mungesa e gjumit ka një impakt negative në shëndet. Por efektet precize të gjumit në organizmin tonë janë ende të panjohura dhe objekt studimi nga ana e biologëve e psikologëve. Ajo që dimë të sigurtë, është se gjumi është i domosdoshëm ashtu si uji dhe ushqimi. Çerekun e jetës e kalojmë në gjumë. Pikërisht për të nënvizuar rëndësinë e pushimit, 17 marsi në më shumë se 70 vende të botës, është Dita Botërore e Gjumit. Qëllimi është sensibilizimi i opinionit publik mbi shqetësimet e gjumit dhe investimi në kurat për këtë./ revistawho.com